SHoqata e kineastëve shqiptarË 
                               “lumiere”
 
albanian filmmaker association “lumiere”

Me hidhërim të thellë njoftojmë, ndarjen nga jeta të Kryetarit të Asamblesë së SHKSHL,

kineastit, producentit dhe pedagogut Todi Bozo.

Më poshtë njoftimi i shpërndarë nga familja Bozo.


“Nuk është e lehtë të shkruaj për të treguar se ti nuk jeton më Todi Bozo. Ti heroi i heshtur i ëndrrës së kinemasë shqiptare…pionier i prodhimit të filmit shqiptar…ti baba e shok që na lë pas kujtime te bukura. Bëhet me dije se të dielën më dt 4 shkurt ora 10:00 me 13:00 ne Sallën e Muzeut Historik Kombëtar do të jenë homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit. E kam të pamundur ta besoj o Baba! Të desha e do të të dua në përjetesi si njeriun që më ka dhënë bekime e besim”.

Lajmërim: mars 2010


Lajmërohen të gjithë anëtarët, se mbledhja e Asamblesë së Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë Lumiere do të mbahet më datë 06 /03/2010 në ora 11 : 00, në sallën

e Kinemasë John & Jim,  në Akademinë e Filmit & Multimedias Marubi në Kinostudio.


OBJEKTI:

*Diskutim mbi një platformë të paraqitur nga Kryetari aktual i QKK. 

*Diskutime dhe Vendime mbi propozimet për strukturat e Këshillave Miratuese të Projekteve pranë QKK.

*Pranimet e reja dhe çrregjistrimet nga anëtarësia e SHKSHL.

*Kuotizimet vjetore.


Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me email në info@shkshl.org ose në numrin e tel: 042365188

Ju mirëpresim! 


-------------------------------------------------------------------------------------

Lajmërim: mars 2009


Lajmërohen të gjithë anëtarët, se mbledhja e Asamblesë së SHKSHL-së do të mbahet më datë 24/03/2009, Ora 19.00,  

në Sallën e Kinemasë John & Jim, në Akademinë e Filmit dhe Multimedias MARUBI.


OBJEKTI:

Situata ne Akademinë e Filmit Marubi në Kinostudio, dhe mungesa e reagimit të administratës kulturore dhe QKK.

Propozime për mbrojtjen e Ambientit Kinematografik të ish-Kinostudios, që po shkatërrohet çdo ditë nga Albafilm, nën

   sytë e QKK.

Raport mbi shkeljet e ligjit të Kinematografisë dhe Konventës së Bernës, hartuar nga kineastët e rinj me status vëzhguesi.

Nënshkrimi i peticionit.

 

Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me email në info@shkshl.org ose në numrin e tel: 042365188

Ju mirëpresim! 

 


-----------------------------------------------------------------------------------


Lajmërim: nëntor 2008


Lajmërohen të gjithë anëtarët, se mbledhja e Asamblesë së SHKSHL-së do të mbahet Ditën e Hënë, Datë 24/11/2008, Ora 17.00,  

në Sallën e Kinemasë John & Jim, në Akademinë e Filmit dhe Multimedias MARUBI.


OBJEKTI:

*Diskutime mbi një projekt ligj të ri të Knematografisë të hartuar nga QKK, që i është paraqitur Kuvendit të Shqipërisë pa dijeninë e grupeve të interesit.

*Propozime konkrete mbi ndryshimin e mënyrës së taksimit dhe të Propozimit të SHKSHL për shpalljen e Republikës së Shqipërisë “Zonë të Lirë” Kinematografike, për të stimluar e mbështetur Produksionin Kinematografik vendas dhe të huaj.

 

Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me email në info@shkshl.org ose në numrin e tel:. 042365188.

Ju mirëpresim! 

-----------------------------------------------------------------------------------

Lajmërim: tetor 2007


Lajmërohen të gjithë anëtarët e SHKSHL se të shtunën datë 20 tetor 2007 në ora

10 : 00, do të mbahet mbledhja e Asamblesë.

OBJEKTI:

*Për votimin e përfaqsuesve të  SHKSHL në Bordin e Miratimit të Projekteve pranë Qëndrës Kombëtare të Kinematografisë.

Mbledhja do të mbahet në Sallën Marubi pranë Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi.


Ju lutemi të konfirmoni ardhjen tuaj me email në info@shkshl.org ose në numrin e tel: 042365188

Ju mirëpresim! 

-------------------------------------------------------------------------------------


REZOLUTË


Drejtuar: Qëndrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Shoqatave homologe

Ditën e Shtunë, Datë 06/03/2010, Ora 11:00 u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë "Lumière" në të cilën u vendos: 

Lexo më shumë:

Rezoluta e Asamblesë, 6 Mars 2010.pdf



------------------------------------------------------------------------------------


Thirrje e Asamblesë së Përgjithëshme të Shoqatës

ditën e enjte datë 31 Janar 2019, ora 15:00

në sallën e Akademisë Marubi

(në praninë e Noterit dhe të një përfaqësie të QKK)

Të nderuar anëtarë të SHKSHL, të nderuar kolegë!

Lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen në AP duke ju përgjigjur kësaj thirrje që ju ka mbërritur me email, brenda datës 29 Janar 2019 ora 20:00.

Nëse e keni të pamundur pjesëmarrjen fizike në asamble, lutemi të bëni një deklaratë me shkrim për t'i prokuruar të drejtën tuaj të votës njërit prej kolegëve anëtarë të shoqatës sonë.

Gjithashtu, nëse dikush do të propozojë veten apo një nga kolegët për një nga pozicionet e kryesisë, apo doni të propozoni për anëtarësim kolegë të cilët nuk janë pjesë e shoqatës sonë, lutem paraqisni propozimin tuaj me shkrim brenda datës 29 Janar 2019 ora 20:00.

Duke Ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin, gjeni më poshtë rendin e ditës.